Kushtet e Privatesise

Kushtet e Privatesise

Angelus Lex sh.p.k i kushton nje vëmendje të veçantë të drejtës tuaj për të ruajtur privatësinë dhe mbrojtjes së të dhënave tuaja personale. Me anë të këtyre rregullave ju informojmë mbi gjithçka që duhet të dini rreth mënyrës sesi Angelus Lex i mbron të dhënat personale të cilat na vihen në dispozicion nga klientët. Ne dëshirojmë që ju të ndiheni të qetë që keni kontakt me ne, të dhënat tuaja janë në dorë të sigurt. Angelus Lex sh.p.k i mbron të dhënat tuaja në përputhje me ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008, ndryshuar me Ligjin Nr 48/2012, ndyshuar me ligjin nr 120/2014 “Për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale”, si dhe aktet e dala në bazë dhe për zbatim tek tij. Ne gjithashtu sigurojmë nivelin e duhur teknik dhe masat organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja ndaj çdo ndërhyrje të paautorizuar apo të paligjshme , humbje aksidentale, aksesi apo dëmtimi të paligjshëm. Ju keni të drejtë të keni informacion mbi të dhënat të cilat janë mbledhur nga ne, për të cilat ju mund të kërkoni korigjimin, dhe/ose fshirjen e këtyre të dhënave. Të drejtat tuaja mund t’i kerkoni duke na prezantuar kerkesën tuaj pranë Angelus Lex sh.p.k në Rrugën “Sami Frashëri” Nd 30, H 7, Ap 9, Tiranë, ose në adresën elektronike info@angeluslex.eu ose duke telefonuar në numrin e telefonit 0675431610. Ne ju kthejmë përgjigje brenda 3 ditëve për kërkesën tuaj. Cilat kategori të drejtash mbledh Angelus Lex dhe si proçesohet me këto të dhëna: Angelus Lex mbledh të dhënat tuaja personale ne mënyrë direkte ose indirekte (Emer, Mbiemer, telefon, e-mail etj) të cilat janë dhënë nga vetë klientët, të cilat do të përdoren vetëm për qëllimin e objektit të veprimtarisë së Shoqërisë Angelus Lex, dhe këto të dhëna nuk do të trasmetohen në palë të treta pa pëlqimin e klientëve. Ne mund të mbledhim dhe të proçesojmë të dhënat e mëposhtme: - Të dhënat personale që të cilat bëhen të ditura nga vetë klienti; - Nëse ju na kontaktoni, ne mund të mbajmë një shënim të kësaj korrespondence. - Cdo postim, koment ose përmbajtje tjetër që ju ngarkoni në faqen tonë. Ne i mbajmë të dhënat tuaja përsonale për aq kohë sa është e nevojshme.  Ne i fshijmë të dhenat tuaja pas një kohe të arsyeshme dhe sipas kritereve të mëposhtme: - Ne i mbajmë të dhënat tuaj për aq kohë sa vazhdon marrëdhënia me ju. - Ne i mbajmë të dhënat tuaja për sa kohë nevojitet, e për të përmbushur detyrimet tona ligjore dhe detyrimet kontraktuale. Cilat janë të drejtat tuaja lidhur me procesimin e të dhenave tuaja personale? Ju keni të drejtë në cdo moment të kërkoni: -Akses te të dhenat personale që ne procesojmë rreth jush, kjo përfshin të drejtën që të dini nëse ne mbajmë të dhena personale rreth jush dhe nëse ne kemi, të merrini informacion dhe një kopje të të dhënave personale. -Rishikimin/ rregullimin e të dhënave personale, kjo përfshin të drejtën që të kërkoni korrigjimin e të dhenave nëse janë të pasakta ose të paplota. -Fshirjen e të dhënave tuaja personale, kjo e drejtë përfshin mundësinë për të kërkuar anullimin e të dhënave të mbledhura. -Marrjen e të dhënave nga ana juaj, kjo do të thotë që ju mund të kërkoni një kopje të të dhenave që disponohen nga shoqëria jonë. Duke   qenë se mbledhja e të dhënave personale bëhet mbi bazën e dakordësisë tuaj, ju mund ta tërhiqni atë në cdo kohë duke na kontakuar në adresat e përcaktuara në hyrje të këtij dokumenti. Nëse pavarësisht angazhimit tonë për mbrojtjen e të dhënave tuaja, ju mendoni se të drejtat tuaja mund të jenë shkelur, Angelus Lex ju inkurajon të na njoftoni për të gjetur zgjidhje të menjëhershme për të rikthyer përparësinë e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale. Nëse mendoni që çështjet dhe problematikat e paraqitura nga ju mbi mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, nuk kanë gjetur zgjidhjen e duhur nga ana jonë, ju keni të drejtë t’i drejtoheni Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në linkun http://www.idp.al/, dhe organeve të tjera kompetente.

Kur ju e vendosni ceshtjen tuaj ne duart e firmes tone ju e vendosni ate ne duart e profesionisteve qe jane te angazhuar te arrijne rezultatin me te mire te mundshem per ju.

Cakto nje Takim.